Prishtina me njoftim zyrtar, tregon pse nuk po transmetohet ndeshja me Bodo/Glimt
Prishtina është duke e zhvilluar ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt.
Shqetësues ka qenë fakti se kjo ndeshje nuk po transmetohet ne televizionet kosovare.
Para pak minutash, FC Prishtina përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditura arsyet.
“Njoftim rreth transmetimit të ndeshjes Bodo/Glimt – FC Prishtina. Dëshirojmë të njoftojmë tifozët e klubit FC Prishtina dhe futbolldashesit në të gjithë Kosovën se ndeshja Bodo/Glimt/ Prishtina nuk do te transmetohet ne kanalet e Artmotion dhe Klan Kosova. Arsyeja sipas Artmotion është se shuma e kërkuar nga operatori norvegjez prej 5 mijë eurove dhe se transmetimi i tejkalon mundësit e tyre buxhetore. Në emër te FC Prishtinës kërkojmë falje për mos transmetimin e ndeshjes dhe ju sigurojmë që një gjë e tille nuk do te përsëritet edhe sikur te paguajmë nga buxheti i klubit për transmetimin e ndeshjeve te radhës në garat ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në njoftim./21Media