Ka ndërruar jetë Ramiz Hysen Këndusi

Sot, në moshën 84 vjeçare, ka ndërruar jetë Ramiz Hysen Këndusi. I ndjeri së fundi ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës. Ramiz Këndusi, inxhinjer i kimisë, ka punuar edhe si mësimdhënës shumë vjeçar në Shkollën Normale në Prishtinë, në KEK dhe në FARMED. Në Farmed ishte një ndër anëtarët e ekipit që e themeloi këtë organizatë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 13.00 në varrezat e Prishtinës./21Media

Show More
Back to top button