Lukaku rikthehet në Chelsea

Chelsea ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka nënshkruar kontratën me sulmuesinm Romelu Lukaku pas marrëveshjes me Interin për 115 milion euro.
Nga kontrata e tij me klubin e ri, Lukaku do të përfitojë 12 milionë euro në sezonë, ndërsa është shprehur shumë i lumtur që po rikthehet në “Stamford Bridge”.
“Jam i lumtur dhe i bekuar që u riktheva në këtë klub të mrekullueshëm. Kam mbështetur Chelsean si fëmijë. Mënyra se si klubi po rritet përshtatet me ambiciet e mia në mënyrë perfekte. Kjo mundësi vjen në momentin e duhur dhe mund të kemi shumë suksese së bashku ′′, ka thënë Lukaku.

Show More
Back to top button