Kthehen masat anticovid në Kosovë! (Video)


Në ahengje dhe klubet e natës me certifikatë të vaksinimit.-Varianti “Delta” i COVID-19 është mbi 80 përqind në rastet e reja

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja për luftim të pandemisë së koronavirusit. Në mesin e masave është përfshirë edhe dëshmia për vaksinim kundër këtij virusi për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe ahengje tjera familjare me mbi 100 persona, nga data 20 gusht deri më 10 shtator. Në mungesë të dëshmisë për vaksinim, duhet të prezantohet testi negativ në koronaviurs, jo më i vjetër se 72 orë, testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve./21Media

Back to top button