Arrestohen dy personat që organizuan bixhoz të paligjshëm
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona mbrëmjen e së enjtes në fshatin Cërnicë të Gjilanit me dyshimin se të njëjtit kanë organizuar bixhoz të paligjshëm në lokalin e tyre.
Në lokalin e tyre janë gjetur 2 aparate të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike, para të gatshme 5 mijë e 115 euro dhe 360 franga zvicerane.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?