5 viktima dhe 672 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Numri i rasteve pozitive me Covid-19 vazhdon të jetë i lartë në Maqedoninë e Veriut.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 pacientë ndërsa janë regjistruar 672 raste të reja me COVID-19 nga 6.770 testime të realizuara.
Ndërkaq, gjatë janë shëruar 35 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë janë realizuar 1.046.042 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 160.571 pacientë. Janë shëruar 150.670 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 5.532 të tjerë. Raste aktive në vend janë 4.369./TV21

Back to top button