Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Grashticë, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të ndodhur në Grashticë të Prishtinës sot rreth orës 16:00.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button