Aktorja turke emocionoi të gjithë, në emision pranoi se është shqiptare

Aktroja turke Pelin Karahan së fundmi në një interviste ka pranuar se është me origjinë shqiptare. Me emocione të shumta aktorja ka treguar se ka rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes së saj, shkruan rtv21.tv
“Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj interviste, nuk mjaftoi më kaq tema për shqiptarët edhe moderatori i emisonit ka treguar se bashkëshortja e tij është shqiptare, teksa ka thënë se shqiptarët janë shumë të drejt.
“Shqiptarët janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Sidomos gratë janë shumë të besueshme”, ka thënë moderatori.
Kujtojmë se, Pelin Karahan luajti rolin e vajzës së “Sulltanit” te seriali “Shekulli i Madhërishëm”. Ajo me rolin e “Mirimahit” mori vëmendjen e të gjithëve.

36 vjeçarja është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëe./21Media

Back to top button