Krasniqi: Austria vazhdon ta mbështesë Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, ku kanë diskutuar për miqësinë historike të dy popujve tanë si dhe përkrahjen për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Krasnqi ka shkruar në Facebook se Austria vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat e zhvillimit dhe në rrugën e integrimeve euro atlantike.
“Po ashtu, u dakorduam se bashkëpunimi ynë edhe mund të thellohet edhe të begatohet me përmbajtje të reja, me interes të ndërsjellë”, ka shkruar ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?