Krasniqi prezanton kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka prezantuar sot kandidatin për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrahim Tërnava, ku ka thënë se ai dhe kandidatët për Kuvend Komunal kanë përvojën dhe programin më të mirë për të punuar më shumë për zhvillimin e kësaj komune.
“Me besimin që do të marrë më 17 tetor, Rrahim Tërnava do të jetë kryetar që i bashkon të gjithë qytetarët pa dallim, me vizionin e tij zhvillimor gjithëpërfshirës të komunës së Fushë Kosovës, sepse Rrahimi e njeh çdo sfidë që kanë qytetarët, dhe për to ofron zgjidhje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

 

Back to top button