Biden: Ushtarët amerikanë nuk duhet të vdesin në luftën që nuk dëshiron ta udhëheq ushtria afgane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i është drejtuar kombit për krizën në Afganistan ndërsa talebanët kanë marr në kontroll vendin.
Presidenti ndër të tjera, iu drejtua atyre që janë kundër largimit të trupave amerikanë nga Afganistani. Ai ngriti pyetjen se edhe sa breza të tjera amerikanësh duhet që të vijohet të çohen për të luftuar luftën civile të Afganistanit.
Po ashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk do që të përsërisë gabimet që SHBA kanë bërë në të shkuarën.
Biden u shpreh se dëshiron t’i kujtojë vendit “se si arritëm këtu dhe cilat janë interesat e Amerikës në Afganistan”. Ai tha se misioni amerikan në Afganistan që filloi dy dekada më parë “kurrë nuk supozohej të kishte qenë ndërtimi i kombit”.
“Unë shkova në Afganistan gati 20 vjet më parë me qëllime të qarta: merrni ata që na sulmuan më 11 shtator 2001 dhe sigurohuni që Al Kaeda nuk mund ta përdorë Afganistanin si një bazë nga e cila do të na sulmojë përsëri. Ne e bëmë atë. E degraduam rëndë Al Kaeda-n dhe Afganistanin. Ne kurrë nuk hoqëm dorë nga gjuetia për Osama bin Laden…Kjo ndodhi  një dekadë më parë. Misioni ynë në Afganistan nuk ishte menduar të ketë qenë ndërtimi i kombit”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan ndër tjera theksoi se ushtarët amerikanë nuk duhet të vdesin në luftë që nuk dëshiron ta udhëheq ushtria afgane.
Biden kërcënoi talebanët, se nëse sulmojnë zyrtarët amerikanë, do të marrin përgjigje të fuqishme.
“Ua kemi bërë të qartë talebanëve se nëse sulmojnë personelin tonë ose ndërpresin operacionin, përgjigja e SHBA-së do të jetë shpejtë dhe e fuqishme. Jam shumë i trishtuar nga faktet më të cilat përballemi tani, por nuk jam penduar për vendimin tim për t’i dhënë fund luftimeve të SHBA-së në Afganistan”, tha Biden./21Media

Back to top button