14 viktima, 999 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 999 raste të reja.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 184 pacientë të shëruar nga Covid-19.
Rastet e reja: Shkup – 325, Tetovë – 184, Gostivar – 132, Kumanovë – 79, Kërçovë – 50, Strumicë – 42, Strugë – 33, Ohër – 20, Manastir, Koçan – 15, Berovë – 15, Prilep – 14, Kavadarc -10, Resnjë – 10, Shtip – 8, Radovish – 8, Veles – 7, Dellçevë – 6, Vallandovë – 6, Kratovë – 5, Makedonski Brod – 5, Dibër – 4, Kriva Pallankë – 2, Demir Hisar – 2, Gjevgjeli -1 dhe Sveti Nikollë – 1.
Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoni të Veriut janë realizuar 1.073.017 testime, nga të cilat 163.452 pacientë kanë rezultuar pozitivë.
Janë shëruar 151.144 pacientë, kurse kanë vdekur 5.574 të tjerë. Ndërkohë, raste aktive janë 6.734, shkruan TV21./21Media

Back to top button