Regjistrohen rreth 2 mijë viktima si pasojë e tërmetit

Numri i të vdekurve dhe të lënduarve po rritet nga tërmeti i fundjavës në Haiti. Ndërkohë një stuhi tropikale ka goditur këtë shtet në Karaibe, duke penguar përpjekjet për kërkim-shpëtim, ndërsa të mbijetuarit nga stuhia po përpiqeshen të mbahen të sigurt në strehimore të improvizuara.
Qendra Kombëtare e Operacioneve të Emergjencave të Haitit tha se të martën në mbrëmje numri i të vdekurve arriti në të paktën 1 mijë e 941, me 9 mijë e 900 të lënduar, krahasuar me raportet zyrtare prej rreth 1 mijë e 400 të vdekur dhe 7 mijë të lënduar.
Të shtunën Haiti u godit nga një termet me magnitudë 7.2 ballë i cili preku afërsisht 1.5 milion njerëz./21Media

Back to top button