Rita Ora shpërthen në lot gjatë performancës së Rebecca O’Connor
Këngëtarja shqiptaro-britanike, Rita Ora, së fundmi shpërtheu në lot gjatë një performance të Rebecca O’Connor në ‘The Voice Australia’.
Rebecca u tregoi panelistëve për jetën e vështirë të saj dhe se si ishte të jesh e vetmja vajzë me ngjyrë në fshatin ku jeton.
Rita u emocionua nga kjo histori dhe tha se kjo po i kujton vetën dhe jetën e saj pasi emigroi në Angli.
“Kjo më prek thellë mua, pasi unë u zhvendosa në Britani të Madhe kur isha një vejçare dhe siç e the edhe ti, unë nuk isha një vajzë që më shikonin normal si gjithë të tjerët në lagje”, tha Rita.
Rebecca zgjodhi Ritën si mentor të saj, edhe pse edhe Jess ktheu karrikën për të./21Media