Policia në kërkim të Rinor Hykollit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e të dyshuarit, Rinor Hykolli, që njëkohësisht është menaxheri i reperes Tayna.
Hykolli kërkohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me mjete të rrezikshme”.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që nëse kanë informacion në lidhje më të dyshuarin, të lajmërojnë stacionin më të afërt të Policisë./21Media

Back to top button