Derisa po punonte në lokalin e tij, tre persona e morën dhe e dërguan në pyll
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është rrëmbyer dhe sulmuar në Gllogoc.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30.
Viktima derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim marrë me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll, ku e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime.
Më pas viktima ka treguar për Policinë se ka arritur të largohet prej personave të dyshuar.
Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor, kurse rasti është duke u hetuar./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?