Varroset 18 vjeçarja nga Ferizaj

Në varrezat e qytetit të Ferizajt, sot iu dha lamtumira e fundit 18 vjçares M.O, e cila u vra të dielën.
Përkrah familjes, miqëve dhe qytetarëve të shumtë, në varrim ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti tha se sot të gjithë kanë shumë pikëllim e zemërim.
“Vrasësi është arrestuar dhe për të duhet të ketë dënim të merituar. Bëhet fjalë për një të dyshuar që ka precendent penal edhe për vepra tjera. Kjo tregon se sa shumë punë tjera kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Qeveria jonë prej fillimit ka marrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që kurrë të mos përsëriten këto raste”, tha Kurti./21Media

 

Back to top button