Në Vushtrri hapet shkollla e parë e mjekësisë

Në Komunën e Vushtrrisë sot është hapur Shkolla e parë e Mesme e Lartë e Mjekësisë “VICIANAMED “.
Kjo shkollë është e licencuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Në ceremoninë e hapjes së shkollës, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se në kulmin e pandemisë Covid 19, hapja e këtij institucioni është shpresë e gëzim, sepse do të përgatitë gjeneratat e reja për mbrojtje të shëndetit publik.
“Zhvillimin e një qyteti personalisht e mati edhe me hapjen e institucioneve si Vicianamed, sepse sektori privat po investon në edukimin e punësimin e brezit të ri.
Zbulimet më të mëdha edhe në mjekësi kanë ardhur nga investimi privat, e kjo pandemi dhe zbulimi i vaksinës Pfizer apo AstraZeneca janë shembuj se si investimi privat ndihmon shëndetin publik” ka thënë Tahiri ndër tjera./21Media

Back to top button