Rihanna dhe A$AP Rocky drejt fejesës?

Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna dhe i dashuri i saj A$AP Rocky, siç duket janë në hapat e duhur dhe se së shpejti do të fejohen.
Burime të The News, kanë bërë të ditur se çifti janë duke diskutuar fejesën pas një lidhje 2 vjeçare, që filloi në fund të vitit 2019.
33 vjeçarja dhe reperi 32 vjeçar veçse po mendojnë se është koha e duhur për një hap tutje në lidhjen e tyre.
Në vitin 2019, kishte filluar të aludohej për një lidhje të mundshme mes Rihannas dhe A$AP, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga dyshja për shumë kohë, derisa të dy bënë dalje publike, ku thanë se kanë kimi me njëri – tjetrin dhe se gjërat po ecin mirë, por jo diçka më konkrete.
Në maj të këtij viti, Rocky, më në fund konfirmoi se është në lidhje më këngëtarën./21Media

Back to top button