Ahmeti: Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i vaksinuar
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me rritjen e rasteve të vdekjes si pasojë e COVID-19.
Ahmeti ka theksuar se asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i/e vaksinuar.
”36 – tridhjetë e gjashtë. Gishtat drejtoni më vonë. Vaksinimi është dobësia jonë. Dallimi në mes të Kosovës dhe shteteve tjera me numër të ngjashëm infektimesh është përqindja e vaksinimit. Por edhe më tutje nuk kemi mjaftueshëm vaksina, dhe nuk kemi mjaftueshëm vullnet për tu vaksinuar. Lene dialogun, vizita gjithandej nëpër miq që na japin vaksina – Turqi e Izrael e cilido shtet që na ndihmon”, ka shkruar Ahmeti në ”Facebook”.
Sipas Ahmetit mënyra më e mirë për të për tu mbrojtur janë masat e rrepta./21Media