Publikohet albumi “Donda” i Kanye West
Albumi për të cilin u përfol për një kohë të gjatë “Donda” i reperit Kanye West, është publikuar mëngjesin e së dielës.
“Donda” përmban 27 këngë në total.
Të shumta ishin komentet pozitive, të cilat shfaqën entuziazmin e dëgjuesve të muzikës së Kanye West.
“Ky album është gjëja më e mirë që më ka ndodhur këtë vit”, shkroi një ndjekës i West në Twitter.
Pasditen e së dielës, West bëri të ditur se “Universal Music Group”, lansuan albumin “Donda” pa miratimin e tij.
Së fundmi, ngjarjet në jetën e Kanye nuk kanë të ndalur, pas divorcit të shumëpërfolur me Kim, reperi dorëzoi një shkresë zyrtare në gjykatë për të ndryshuar emrin, nga Kanye West në “Ye”./21Media