Mbi 17 mijë persona u vaksinuan brenda 24 orëve në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 684 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825 mijë e 745 doza të vaksinës. Deri më sot 276 mijë e 890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë  e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 26 persona. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 11 mijë e 472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./21Media

Back to top button