Kurti pret të takohet me Vuçiqin në vjeshtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr sot pjesë në Forumin e Bled-it në Slloveni.
Kurti nga atje, në një prononcim për media foli për procesin e negociatave Kosovë-Serbi dhe për reformat e procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Kurti tha se takimi i tretë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq mund të mbahet në vjeshtë.Ai tutje deklaroi se kjo varet nga ndërmjetësi i negociatave, Josep Borell dhe nga Përfaqësuesi Speciale, Miroslav Lajcak.
I pyetur se çfarë pret nga pjesëmarrja e sotme në Forumin në Bled, ai tha se pret që të vërtetohet rëndësia e BE -së për Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas.
“Unë pres që më tej do ta afirojmë rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për njëri-tjetrin. BE-ja duhet të jetë e mbrojtur dhe unë besoj që reformat e brendshme dhe zgjerimi i jashtëm i BE’së janë komplementare me njëra-tjetrën”, deklaroi Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Slloveni, ku po merrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës./21Media

Back to top button