Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një person në Deçan, Policia e gjen të lënduar në rrugë

Mëngjesin e sotëm policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, një person kishte pësuar lëndime trupore.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tregoi se i lënduari ishte dërguar në Spitalin e Pejës dhe nga ky spital rreth orës 08:30, u bë e ditur se i njëjti kishte vdekur.
Gashi tha se me këtë rast po merren të gjitha njësitët kompetente.

“Sot rreth orës 07:40 Policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan gjendet një person ku fillimisht është menduar se është pa shenja jetë. Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjarë, e cila ka dal në vend të ngjarjes dhe ku është konstatuar se ka shenja jetë. Më pas ai është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë dhe aty ka ndërruar jetë”, tha Gashi./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button