Arrestohet një person për posedim të narkotikëve e fishekëve
Një 30 vjeçar me inicialet A. V nga Mitrovica është arrestuar nën dyshimin për posedim të drogës dhe fishekëve.
Me urdhër verbal të Gjykatësit të Procedurës Paraprake si dhe me asistimin e njësisë së reagimit të shpejt të regjionit Mitrovicë Veri dhe të një njësie patrullues të stacionit policor Zveçan është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë.
Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:
•Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë,
•Një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës, me peshë rreth 238 gramë,
•248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62,
•562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë,
•Një sprej.
Njësia e forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?