Covid-19 ia mori jetën edhe një 32-vjeçari nga Podujeva

Një burrë 32-vjeçar nga Podujeva ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij në “Facebook”. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 14:00 ë varrezat e fshatit Sfeçël.
“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 3 shtator se janë regjistruar edhe 26 vdekje dhe 1 mijë 448 raste të reja me koronavirus./21Media
 

Show More
Back to top button