Mosha e 24 viktimave nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e Covid-19 kanë vdekur 24 persona. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se brenda një dite kanë humbur jetën 13 gra dhe 11 burra.
Në mesin e viktimave është një fëmijë që i përket moshës 0-9 vjeç, ndërsa një person  që ka humbur jetën është i grupmoshës 30 deri në 39 vjeç.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë 2 viktima janë nga mosha 50 deri 59, 10 të tjerë nga 60 deri ne 69 vjet. Ndërsa 7 viktima janë të grupmoshës 70 deri në 79, kurse mbi moshën 80 vjeçare në 24 orët e fundit kanë vdekur 3 persona.
Nga Prizreni dhe Suhareka janë regjistruar nga 3 viktima, kurse, nga Gjilani, Rahoveci, Lipjani dhe Gjakova janë regjistruar nga dy viktima.
Nga një viktimë është regjistruar në Vushtrri, Mitrovicë, Kamenicë, Pejë, Deçan, Podujevë, Viti, Prishitnë, Fushë Kosova dhe Gllokoc.
Në total numri i rasteve aktive është 26.688./21Media

Back to top button