Pse u mbyll Parku i Gërmisë?!

Në Parkun e Gërmisë në Prishtinë sot është vërejtur një ari, i cili nuk është pjesë e ”Parkut të Arinjëve”…
Në lidhje me këtë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.
“Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari në këtë park. Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut. Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër”, thuhet ë njoftimin e Komunës.
Përmes një komunikate për media, Komuna e Prishtinës bëri apel te qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë.
Lajmin për ariun e bëri të ditur sot kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë./21Media
Back to top button