Pritje të gjata nga Shqipëria për të hyrë në Kosovë

Edhe sot vendimi i Qeverisë që për të hyrë në Kosovë çdo qytetar duhet të ketë certifikatë që është vaksinuar ose test për Covid-19 ka shkaktuar tollovi në kufirin me Shqipërinë.
Kjo situatë vazhdon tashmë pre 6 ditësh. Ndërkohë testi PCR, certifikata e vaksinimit janë të detyrueshme.
Fluksi është shtuar ndjeshëm në mbrëmje të së dielës, kur një pjesë e mirë e qytetarëve të Kosovës po kthehen nga pushimet verore që kaluan në bregdet.
Edhe pse në doganën e Kosovës janë vendosur tre pika kontrolli shtese sërish radhët nuk janë shmangur prej 31 gushtit kur qeveria vendosi masat shtrënguese në kufi për përhapjen e Covid-19./oranews

Back to top button