U konfiskua një kallashnikov dhe fishekë luftarakë, u arrestua një person

Policiae Kuçovës në Shqipëri, ka bërë të ditur se është arrestuar A.H 21 vjeç, me ç’rast të dyshuarit i janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 1 mijë e 430 fishekë luftarakë.
“Shërbimet e Policisë Kuçovë si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.H 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56”, është bërë e ditur nga policia./oranews

Back to top button