50 milionë euro për fermerët
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot në një konferencë për media bëri të ditur se kjo ministri do të ndajë 50 milionë euro për fermerët.
Ministri Peci i ftoi të gjithë fermerët që të aplikojnë nga dita e mërkurë sepse atëherë hynë në fuqi udhëzimi i ri administrativ për vitin 2021.
Sipas Pecit për programin e pagesave për vitin 2021 janë në dispozicion 21 milionë euro./21Media