Ministri Peci: Kur erdha në krye të ministrisë gjeta 40 milionë euro borxh

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot në një konferencë për media bëri të ditur se kur ka ardhur në krye të kësaj ministrie ka gjetur 40 milionë euro borxh.
”Që nga momenti kur e kam marrë në dorë këtë ministri, jemi ballafaquar me probleme te ndryshme, ku njëra prej sfidave ka qenë që ministria është dashur të adresoj 4o milionë euro borxh dhe me adresimin e borxhit tani po e mundësojmë shpalljen e re për subvencionime”, tha ministri gjatë konferencës.
Gjithashtu, Peci bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë do të ndajë 50 milionë euro për fermerët me ç’rast i ftoi këta të fundit që të aplikojnë nga dita e mërkurë, sepse atëherë hynë në fuqi udhëzimi i ri administrativ për vitin 2021./21Media
 

Back to top button