Haradinaj: Policia është njëra prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot me rastin e themelimit të 22 vjetorit të Policisë së Kosovës ka shkruar se kjo e fundit është njëra prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë.
Haradinaj përmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se Policia e Kosovës me profesionalizëm kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit.
”Shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet Policinë e Kosovës, me paga të dinjitetshme dhe krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë. I përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë, për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”, ka shkruar Haradinaj në ”Facebook”./21Media