Osmani falënderon Bidenin për 503 mijë vaksinat

Kosova sot është furnizuar me 503 mijë e 100 doza të vaksinave antiCOVID-19.
Vaksinat janë donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i. Në lidhje me këtë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vaksinat e arritura sot janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi.
“Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim! Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja gjithashtu ka falënderu presidentin Biden dhe popullin amerikan./21Media

Back to top button