Kurti uron Policinë e Kosovës në 22 vjetorin e themelimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Policinë e Kosovës për 22 vjetorin e themelimit të saj.
Kurti ka shkruar se Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi.
“Në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë punën e 9180 zyrtarëve policorë, gra dhe burra që i shërbejnë atdheut dhe përpjekjes së Kosovës për një Republikë demokratike e sovrane, ku mbretëron ligji”, ka shkruar ndër tjera Kurti.
Në këtë ditë Kurti gjithashtu ka kujtuar edhe policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike, shtet të së drejtës për të gjithë./21Media

Back to top button