Kurti dhe Benedejçiq flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve
Në takimin e parë të kryeministrit Albin Kurti me ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq, u bisedua për marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe për vullnetin dhe fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato.
Kurti e falënderoi ambasadoren për pritjen që shteti slloven i bëri atij dhe liderëve të tjerë gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministrin Janez Jansha.
“Vendet tona kanë 20 marrëveshje bilaterale dhe disa të tjera që presim të finalizohen. Kjo flet për nivelin e lartë dhe të zhvilluar të marrëdhënieve në mes dy shteteve tona”, tha kryeministri.
“Në këtë frymë, si qeveri do të angazhohemi edhe më shumë në arritjen e marrëveshjeve të tjera të dyanshme”, shtoi kryeministri.
U bisedua për gjendjen e rënduar me pandeminë dhe zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejme të variantit Delta.
“Benedejqiq e falënderoi Kurti për takimin dhe mikpritjen. Ajo e uroi për punën e Qeverisë gjatë këtyre 166 ditëve dhe vlerësoi lart përkushtimin e kryeministrit Kurti për reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë dhe të progresit ekonomik. Ambasadorja Benedejqiq theksoi se qëllimi i saj dhe shtetit që përfaqëson është që të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të nxisë bashkëpunimin në fushat të ndryshme dhe me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim./21Media