Ky projekt në Singapor përdor insektet për t’i kthyer plehrat në thesar

Fermerja nga Singapor, Chua Kai-Ning kalon shumë nga dita e saj duke u siguruar që kafshët e saj të ushqehen mirë dhe të rriten shpejt. Por, ajo nuk është një fermere e zakonshme dhe këto nuk janë kafshë të zakonshme.
Chua dhe partneri i saj, Phua Jun Wei e kanë themeluar projektin “Insectta” në vitin 2017.
Ata po luftojnë krizën e Singaporit me mbeturinat ushqimore me ndihmën e një mjeti. Koncepti sipas Insectta është se asgjë nuk shkon dëm. Mbetjet mund të rigjenerohen si një burim nëse ndryshojmë mënyrën se si mendojmë për metodat tona të prodhimit dhe si sillemi me mbeturinat, shkruan CCN.
Në vitin 2020, Singapori ka krijuar 665,000 tonë metrikë mbeturina ushqimore – vetëm 19% e të cilave janë ricikluar.
Insectta mund t’i kthejë krimbat në ushqim për kafshët dhe jashtëqitjet e insekteve në pleh bujqësor. Derisa ka shumë kompani që përdorin insekte për të menaxhuar mbeturinat, përfshirë Goterra, Better Origin dhe AgriProtein, Insectta po nxjerr më shumë produkte bujqësore nga mizat.
Me fonde nga Trendlines Agrifood Fund dhe grante qeveritare, Insectta po prokuron biomateriale me vlerë të lartë nga nënproduktet e këtyre larvave.

Back to top button