Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Një banesë në lagjen “Partizani” të Vlorës, është përfshirë nga flakët, e si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Ndërkohë e zonja e shtëpisë shtetësja D. M, 59 vjeçe, në një prononcim për mediat është shprehur se shtëpinë e ka djegur djali i saj.
Ajo thotë se ky i fundit vinte i dehur në shtëpi e madje e dhunonte atë. Ajo thotë se para 6 muajsh ka humbur dhe të shoqin, i cili ishte vetëvrarë.
“Mua nuk më ka mbushur akoma 6 muaj burri që ka vdekur. Mu var këtu, ishte në depresion. Unë nga frika që burri u var, shkova te djali I madh. Ndenja dy muaj, por ky pinte dhe unë nuk munda ta duroja dot më. Pastaj erdha te shtëpia.Ai para disa ditësh erdhi dhe më rrahu,  kisha djalin e vllait këtu, 18-vjeç këtu, e më tha pse e mabn këtë këtu. Atë ditë nuk kishte pirë. Mua më mori çupa dhe më tha ik nga shtëpia. U fut djali brenda se erdhi motra të më sillte mua fasule. Kisha 4 divane, tavolinë xhami 200 mijë lekëshe, frigorifer, dritarja, dera, batanije. Korridori është djegur. Mua do më vij gjithë shiu brenda, jam një grua pa burrë, jam vetëm. Ky që bëri dëmin është në një anë, tjetri është mënjanë, çupa është e martuar te burri, jam vetëm. Pa drita jam. 69 mijë lekë pension marrë. Jam dhe me ilaçe, jam me tension.“- shprehet ajo./oranews

Back to top button