Nga 30 gushti policia ka shqiptuar mbi 25 mijë gjoba
Nga 30 gushti në Kosovë është kthyer ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00. Me hyrjen në fuqi të masave të reja, edhe maska është bërë e detyrueshme gjithandej, përveç në tri raste: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies apo pijes.
Policia e Kosovë me angazhime të shtuara që nga 30 gushti ka shqiptuar mbi 25 mijë gjoba. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, në magazinën BonBon të RTV21.
“Nëse i marrim shifrat nga data 30 gusht kur kanë hyrë në fuqi masat e reja ne kemi shqiptuar diku mbi 25 mijë gjoba. Po flas me informacionet që i kam deri më datën 6 shtator dhe bazuar në këto shifra janë t përfshirë edhe personat fizik juridik”, ka thënë Kelani.
Dënimet për gjobat sillen nga 2000 euro deri në 35 euro.
Masat ndëshkuese për ata që shkelin oraret e përcaktuara të lëvizjes dënimet sillen nga 500 euro ndërsa ata nuk respektojnë mbajtjen e distancës fizike gjobiten me 35 euro.
Dënimet për mosrepsketim të gjitha masave që parasheh ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës i gjeni në këtë link./21Media