Vitia: Doza e tretë e vaksinës anti-COVID në dispozicion vitin e ardhshëm

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ka thënë se doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 do të jetë në dispozicion për qytetarët e Kosovës vitin e ardhshëm.
“Profesionistët nga IKSHPK-ja na kanë bërë me dije qartë në MSH se sipas gjitha gjasave do të kemi nevojë për dozën e tretë të vaksinave, marrë parasysh përvojën e vendeve tjera që përkundër vaksinimit me dy doza të qytetarëve ka pasur shpërthim të rasteve me variantin Delta. Kemi filluar negocimin për sigurimin e dozës së tretë dhe do të jetë në dizpocion të qytetarëve të Kosovës vitin e ardhshëm”, ka thënë Vitia./21Media

Back to top button