Haradinaj, Abdixhiku e Krasniqi në takim

Tre kryetarët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhuku dhe Memli Krasniqi janë takuar sot.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Bala.
Sipas zëdhënësit ky takim ka qenë i rregullt.
“Po. Konfirmoj se z. Haradinaj ka takuar z. Abdixhiku dhe z. Krasniqi. Takim i rregullt i përfaqësuesve të spektrit politik të vendit”, ka thënë ai për portalin rtv21.tv.
Këto ditë është përmendur mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, për shkak të situatës me COVID-19.
Kreu i LDK-së, Lumit Abdixhiku i ka ftuar partitë politike që fushta e zgjedhore nga 30 ditë të shkurtohet në 10 ditë. Kësaj ftese iu është përgjigjur pozitivisht kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi duke theksuar se shëndeti i qytetarëve është në rend të parë, ndërsa kreu i i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fushata duhet të shkurtohet në pesë ditë, duke e marrë parasyshë situatën me pandeminë./21Media

Back to top button