Konjfuca: Të tronditur nga dy ngjarjet e sotme
Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca ka thënë se të gjithë janë shumë të tronditur nga dy ngjarjet e sontme, vrasja e dyfishtë në Pejë dhe djegia e spitalit në Tetovë.
Konjfuca ka shprehur ngushëllime pë familjet e viktimave në vrasjen e dyfishtë në Pejë, teksa ka ftuar organet e rendit që të merren me rastin.
“Vrasja e Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës nga PDK-ja dhe e Blerand Kadriajt nga Deçani është një krim i rëndë autorët e të cilit duhet të gjenden menjëherë. Inkurajojmëorganet e rendit të bëjnë çmos që të zbardhet rasti e të kapen dorasit. Familjeve Ademaj e Kadriaj ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se bashkëndjenë thellë me të gjitha familjet të cilat i humbën më të dashurit e tyre në Tetovë. “Kurse të lënduarve ju dëshirojmë të shërohen. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës”./21Media