Zaev për tragjedinë në Tetovë: U shuan shumë jetë
Tragjedi e madhe ka ndodhur në Qendrën Kovid-19 në Tetovë, kështu ka nisur reagimin kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për djegien e spitalit modular në Tetovë.
“Eksplodimi shkaktoi zjarr. Zjarri u shua, por u shuan edhe shumë jetë. Lufta për jetë zgjat ende, kurse të gjitha shërbimet reaguan pakursyer dhe shpëtojnë jetë. Shpreh keqardhjen më të thellë për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe uroj shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Shkaqet e zjarrit do të vërtetohen, për çfarë organet e drejtësisë janë tashmë në terren. Ky me të vërtetë është një ngjarje tragjike dhe mund të ju siguroj se tërë kreu shtetëror është i përkushtuar në zgjidhjen e kësaj situate. Për momentin zhvillohet shtabi i krizës në Tetovë”, tha Zaev, transmeton TV21.