Mozzik i uron ditëlindjen personit të zemrës: Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty
Reperi Mozzik i ka uruar ditëlindjen një personi të rëndësishëm në jetën e tij.
Nëna e tij festoi dje ditëlindjen dhe nuk mungoi një urim nga reperi në rrjetet sociale.
Mozzik ka publikuar në InstaStory një foto të vajzës Hanës së bashku me nënën e tij, të cilës i drejtohet me një dedikim të veçantë.
“Urime datëlindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht që janë ato që na përcjellin më së shumti . Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty! Të Dua Nanë!”, ka shkruar Mozzik.

Ndryshe, “Mit Mir” është projekti i ri muzikor nga Mozzik në bashkëpunim me Loredanën./21Media