Kontraceptivët falas shtetit i kushtojë rreth 21 milionë euro në vit

Për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara në Francë, kompanitë e sigurimeve shëndetësore kanë vendosur të mbulojnë koston e pilulave kontraceptive për gratë nën moshën 25 vjeçare. Shumë gra të reja nuk përdorin pilula kontraceptive për shkak të kostos.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran njoftoi të enjten në kanalin francez “France2” se gjithnjë e më shumë gra të reja po heqin dorë nga kontracepsioni për arsye financiare. Ndërsa, ato mbi moshën 25 vjeç, kanë më shumë të ardhura.
Rregullorja e re do të kushtojë rreth 21 milionë euro në vit, transmeton rtv21.tv.
Deri më tani, vetëm vajzat e mitura kanë pasur mundësi të marrin pilula falas në Francë.
Midis vitit 2012 dhe 2018, kjo kontribuoi në një ulje të numrit të aborteve nga 9.5 në 6 në 1.000 raste.
Që nga viti i kaluar, vajzat nën moshën 15 vjeç në Francë kanë pasur mundësi të marrin pilulën kontraceptive falas. Sipas qeverisë, para kësaj mundësie, mesatarisht 1.000 vajza të moshës 12-14 vjeçare ishin shtatzënë çdo vit dhe 770 prej tyre e ndërprenin shtatzëninë./21Media

Back to top button