Francë: Protesta kundër masave anticovid!
Më shumë se 120.000 demonstrues në të gjithë Francën, kurse përleshje në Paris!
Më shumë se 120.000 protestues protestuan përsëri në një numër të qyteteve franceze për futjen e të ashtuquajturës kalim shëndetësor të COVID-it, dhe pati përplasje midis protestuesve dhe policisë në Paris.
Konflikti në Paris u zhvillua në mes të ditës dhe në mbrëmje, kurse policia thotë se të paktën 96 persona u arrestuan.
Në protestat e organizuara të shtunën, të 9-tat me radhë, morën pjesë rreth 121.000 pjesëmarrës, nga të cilët 19.000 ishin në Paris, tha Ministria e Brendshme.
Një javë më parë, 140,000 dolën në rrugët e qyteteve franceze, dhe dy javë më parë, 165,000.
Sot, përsëri pati më shumë se 200 mitingje proteste në të gjithë Francën, pjesëmarrësit e të cilëve po protestojnë për shkak të aprovimit të të adhtuquajturit “Planit antikoronavirus”, të prezantuar më 21 korrik,
kurse pjesa tjetër e protestuesve dalin për shkak të vaksinimit të detyrueshëm kundër virusit korona.
Kishte shumë punonjës shëndetësorë në protesta, të cilët do të pezullohen nga puna nga e mërkura e ardhshme nëse nuk vaksinohen.
Një leje shëndetësore, e nevojshme për të hyrë në objektet e hotelierisë, muzetë, qendrat tregtare, ngjarjet sportive dhe kulturore, mund të merr ai person i cili është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, i shëruar nga infeksioni ose i testuar kohët e fundit dhe ka rezultat negativ.
Agjencitë botërore të lajmeve raportojnë se gjatë ditës së sotme protesta me të njejtin motiv u organizuan në Stamboll si dhe në disa qytete anembanë Greqisë./E.D-21Media