Osmani: Adresa për shërimin e fëmijëve tash është shtëpia jonë

Sot është bërë inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Me rastin e inaugirmit Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se tash adresa për shërimin e fëmijëve është shtëpia jonë, e jo më vendet e rajonit dhe botës.
“Të vegjlit tanë dhe prindërit mund të flenë rehat sëpse ky spital është modern e me teknologjinë e fundit. Tashmë fëmijët tanë do të kurohen në vendin tonë e jo në vendet e rajonit. Do të punojmë që ky spital të jetë sinonim i humanizmit, ku të gjithë do të ndihen të mirëseardhur. E ardhmja jonë do të jetë më e mirë kur ne të punojmë fort, e ardhmja jonë do të jetë më e sigurt”, deklaroi Osmani.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, Minstri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kishin nisur këtë projekt para disa viteve.
Inicimi i këtij projekti ka nisur nga Presidentja Atifete Jahjaga në vitin 2015 kur u nënshkrua marrëveshja për nisjen e projektit, një donacion prej 22 milion Eurosh i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jahjaga këtë rrugëtim e quan sfidues derisa shpreht e lumtur që më në fund u realizu. “Së bashku, jetësuam një ëndërr duke realizuar një projekt modern e të sofistikuar, i cili do t’u lehtësojë fëmijëve trajtimin spitalor dhe do t’i kursejë shtetit miliona Euro që më parë ishin shpenzuar për shërimin e pacientëve jashtë vendit”, ka shkruar ajo në Facebook.  /21Media 

Back to top button