Më 20 shtator seanca e Kuvendit të Kosovës
Seanca e re plenare e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahet sot është shtyrë për 20 shtator.
Këtë e bëri të ditur Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë. Ajo tha se shtyrja bëhet për shkak se të enjten mbahet takimi i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa sa i përket qëndrimit të VV-së për zgjedhjet lokale ajo tha se qëndrimi i tyre do të jetë në dakordim me partitë tjera politike.
“Të jetë vendim konsensual i të gjitha partive. Nuk insistojmë njërin app tjetrin variant. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik(IKShPK) të kemi edhe fushatën nëse vazhdohet me datën e njëjtë të zgjedhjeve. Dakordohemi me të gjitha partitë e tjera pjesëmarrjes”, tha Kusari-Lila.