U arrestua shtetasi i huaj për “falsifikim të dokumenteve” leje qëndrimi të një shteti tjetër

Autoritetet e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot ndaluan një shtetas të huaj nën dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”, i cili me disa persona tjerë tentonte të udhëtonte për në relacione tjera.
Siç u informua, autoritetet policore të Kosovës gjatë kontrollit të dokumenteve ngritën dyshimin e bazuar sa nga i dyshuari shtetas i huaj janë falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër dhe kanë ndërmarr veprimet për verifikim të mëtejmë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti për “falsifikim të dokumentit”. Në konsultim me prokurorin kompetent dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar, përderisa personi i dyshuar mashkull është ndaluar për procedura të mëtejme.”, bëri të ditur policia përmes komunikatës./21Media

Back to top button