Arratiset i dyshuari nga dritarja e stacionit policor në Gjakovë

Një person është arratisur derisa ishte në zyrën e intervistimit në stacionin policor në Gjakovë.
Policia njoftoi se i dyshuari është larguar përmes dritares së objektit.
Deri tash, Policia nuk ka arritur ta lokalizojë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.